Kurti dhe Osmani urojnë Dua Lipën: Frymëzim për të rinjtë

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë uruar këngëtaren shqiptare Dua Lipa për fitoren në ndarjen e çmimeve ”Grammy 2021”. Kurti përmes një postimi në Twitter, thekson se Lipa është një frymëzim për të gjithë dhe se me talentin e saj ka mahnitur botën.

”E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e Grammy për Best Pop Vocal Album. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është lëvduar nga kombi i saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, ka shkruar Albin Kurti.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani në Instagram ka shkruar se Dua po i bën çdo ditë e më shumë krenarë dhe se duhet të vazhdojë të shkëlqejë.

”Urime për yllin tonë Dua Lipa në ”Grammy-n” e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Osmani.

SHKARKO APP