Kush do të largohet sot? Dasma e Mateos dhe Brikenës, dashuri e vërtetë apo thjeshtë një lojë?
Sonte pritet një Prime plot tension dhe surpriza, ku njëri prej banorëve, Shëndriti, Edisa ose Juela do t’i japë fund rrugëtimit të tij në ”Big Brother Albania Vip 5”. Gara është bërë gjithnjë e më e fortë dhe emocionet kanë arritur kulmin, ndërsa publiku dhe banorët presin me ankth vendimin final.
Ndërkohë, atmosfera në shtëpi është trazuar edhe më shumë pas kurorëzimit të dashurisë mes Brikenës dhe Mateos. Ceremonia e tyre solli momente të bukura dhe emocione të sinqerta, por jo të gjithë banorët e përjetuan njësoj. Për disa prej tyre, kjo dasmë nuk ishte gjë tjetër veçse një strategji loje, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e vërteta të çiftit.
Diskutimet, debatet dhe prapaskenat nuk kanë munguar, teksa marrëdhëniet mes banorëve janë bërë më të ndërlikuara se kurrë. Tensione të fshehura, fjalë të pathëna dhe emocione të forta pritet të shpërthejnë gjatë spektaklit të mbrëmjes.
KOHA JONË SONDAZH

