Kush fshihej pas unazës? Flori zbulon mesazhin e koduar
Një postim në Instagram i Flor Mumajesit bëri bujë të madhe. Në atë foto ishte dora e tij dhe të një vajze, e që unaza në gjishtin e saj u mendua se kantautori i ka dhënë fund beqarisë. Po ja që nuk na paska qenë e vërtetë por vetëm një shaka e pastër nga ana e këngëtarit shqiptar. Kuptohet, kur është në mes Flori Mumajesi, vështirë që të tilla lajme të merren seriozisht.
Flori, bashkë me grupin e tij, paskan qenë duke xhiruar një reklamë që promovon lidhjet e dashurisë dhe e gjithë kjo bëri lëmsh dynjanë. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram duke treguar se bëhej fjalë për një reklamë dhe jo se ishte fejuar në të vërtetë.
Pasi ka bërë postimin në profilin e tij, Flori ka shkruar se edhe vetë është habitur me reagimin e të gjithëve (kush e di sa mesazhe ka marrë në adresë të tij dhe sa “zemra ka thyer”).
https://www.instagram.com/p/BlYypp_nEpn/?taken-by=iamflorimumajesi
KOHA JONË SONDAZH

