Kush janë 8 vajzat VIP që presin të bëhen mama në 2018-ën

8 Mamat VIP, që së shpejti do të sjellin në jetë fëmijët e tyre të parë, të dytë, apo të tretë… nuk kanë nguruar të ndajnë me fansat momentet e bukura që ato po përjetojnë.

Për çudi të të gjithëve këtë vit dominojnë vajzat. Mos është viti i vajzave? Po keni plane për fëmijë, vajzë apo djalë, bëjini mirë llogaritë. Ja kush jane 8 vajzat VIP qe presin te behen mama ne 2018-en.

Image

Floriana Garo është në muajin e pestë të shtatzënisë. Moderatorja bukuroshe e ka bërë tashmë publik faktin se është në pritje të një vajze. Ish-Missi ka publikuar një foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur në muajin e pestë të shtatzënisë. E veshur me një fustan të kuq dhe me disa kilogramë më tepër, ajo është rrezëllitëse. Nuri i shtatzënisë e ka bërë edhe më të bukur. Floriana prej disa kohësh është zhvendosur në Gjenevë ku po jeton me bashkëshortin e saj. Moderatorja është shprehur gjithmonë se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe është tepër aktive në punë.
“Tashmë është zyrtare. Unë do të jem mami i tre vajzave. Si pa kuptuar kemi hyrë në javën e 19-të dhe pas çdo ekoje bebi sërish konfirmohet të jetë vajzë”: ka shkruar blogerja Estela Ujkavetëm disa ditë më parë në “Instagram”.

Image

Për herë të parë ajo vendosi që të na tregonte barkun e rrumbullakosur, duke lënë mënjanë kështu veshjet “oversized”, me të cilat jemi mësuar ta shohim shpesh. Estela ka pozuar me një këmishë nate tyli dhe të brendshme. Barku i rrumbullakosur e ka bërë edhe më të bukur blogeren simpatike, e cila është nën edhe e dy vajzave të tjera, Loresi dhe Sharmin.

Image

Amarda Toska do të bëhet gjithashtu së shpejti nënë e një vajze. Lajmin e bukur për fansat e dha Ermali, i cili postoi në “Instagram” një foto ku pozonte duke qeshur së bashku me Amin, teksa ajo tregonte testin e shtatzënisë.

Gjatë këtyre muajve Ami është treguar e kujdesshme që të mos bënte publike foto me ndryshimet që po pëson nga shtatzënia, por përsëri është Ermali ai që e “tradhtoi”. Vetëm para disa ditësh moderatori gazmor publikoi një “Instagram” një foto ku çifti shfaqen së bashku me Nora Istrefin.

Barku i fryrë i Amit tashmë është më se i dukshëm dhe kilogramët e tepërta natyrisht që janë të pranishme. Pavarësisht këtyre Ami ngelet përsëri shumë e këndshme dhe në fytyrë ka marrë nurin e shtatzënisë. Çifti i famshëm janë prindër edhe të një djalit, Joelit, 6 vjeçar.
Image

Zajmina Vasjari është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Këngëtaren duket se e ka zbukuruar më shumë pritja e ëmbël. Ajo nuk ka nguruar në asnjë moment të zbulojë linjat e saj trupore edhe pse është shtatzënë. Së fundmi ajo ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë blu dhe ekspozon barkun, por edhe nga pjesët intime në saj të të çarës së fustanit dhe dekoltesë bujare. Zajmina na ka habitur të gjithëve me linjat trupor, të cilat nuk kanë ndryshuar aspak. Gjithashtu edhe ajo do të bëhet nënë e një vajze, me sa duket qenka viti i vajzave.

Image

Jona Klemaj, e njohur si jona e “Big Brother 7” është nënë e një vajze, por së shpejti do të bëhet edhe me një vajzë tjetër. Lajmin e shtatzënisë së dytë e ka dhënë vet ajo, ndërkohë që në media përflitej se bashkëshorti i saj kishte dhe një fëmijë tjetër. Me ironi Jona iu kundërpërgjigj të gjithëve duke iu dhënë edhe lajmin se po vërtet bashkëshorti i saj ka edhe një bebe tjetër, por që është na barkun e saj.Ndryshe nga shumë VIP-a e tjerë , të cilët tregohen diskret përsa u përket fotove gjatë shtatzënisë, Jona është treguar shumë e hapur me fansat. Çdo stad të shtatzënisë së saj e kanë shijuar edhe fansat, nëpërmjet postimeve të shumta që ajo ka bërë në rrjetet sociale. Jona është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po pret me padurim të ketë në krahët e saja engjëllin e vogël.

Image

Moderatorja e njohur e “Top Channel” Elona Duro pritet që të bëhet nënë e një djali në muajin dhjetor. Moderatorja e ka dhënë lajmin e bukur kur ka qenë në muajin e 4 të shtatzënisë. Këtë lajm e ka pasuar edhe më një dasmë private, duke kurorëzuar kështu dashurinë e saj me sipërmarrësin Lorenc Goga.

Image

Spikerja e “Top Albania Radio” Jonida Aliçkolli është një pritje të nja vajze. Bjondja bukuroshe ka ndarë çdo çast të shtatzënisë së saj me miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale. Ajo është nënë edhe e një vajze tjetër. Barku i rrumbullakosur gati sa nuk po shpërthen, por Jonida di të jetë tërheqëse dhe e bukur si gjithmonë.

Image

Egla Harxhi është 7 muajshe e 2 javë shtatzënë në pritje të një djali. Ish-Misi e ka gjetur edhe emrin e djalit. Ai do të mbajë emrin Luçifer. Bebi me emër të çuditshëm që do të vijë në jetë për festat e krishtlindjeve është produkt i marrëdhënies së saj me fotografin e famshëm Alexandre de Basseville.

Keto jane 8 mamat vip qe i urojme shtatezani te mbare!
Marre nga /keshilla bukurie.com/

SHKARKO APP