Ky detaj ngriti dyshimet se Meghan Markle është shtatzënë sërish

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë kërkuar të shtyjnë padinë e saj të privatësisë kundër “Daily Mail”, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet për arsye konfidenciale.

Gjyqi ishte planifikuar të fillonte më 11 janar, por të enjten, gjykatësi Z. Justice Warby miratoi kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë jo më shpejt se 15 tetor 2021, raporton “Marie Claire”.

Fakti që gjyqi është shtyrë pikërisht për 9 muaj i ka bërë përshtypje të gjithëve, ndaj ky detaj e ka shtyrë publikun të besojë se Dukesha është shtatzënë për herë të dytë.

Në Twitter kanë vërshuar postimet lidhur me shtatzëninë e Meghan-it.

Tek disa prej komenteve shkruhej:

Meghan Markle shtyu datën e gjyqit për në vjeshtë të vitit 2021 dhe njerëzit po spekulojnë se e bëri këtë ngaqë është shtatzënë. Kështu mendoj dhe unë.”

“Arsye konfidenciale… 9 muaj…mmm..çfarë tjetër zgjat 9 muaj?”

“Domethënë, Meghan Markle është shtatzënë?”.

SHKARKO APP