“Ky është trupi im me celulit e strija”/ Bebe Rexha tregon trupin e saj pas fotove që bënë xhiron e rrjetit
Bebe Rexha dhe i dashuri i saj duket se po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë aq sa edhe udhëtimin në Meksikë, aty ku shihen tejet të lumtur në fotot që po qarkullojnë në rrjet.
Mirëpo, vëmendje kanë marrë format e saj trupore që janë komentuar jo pak dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare.
Ajo ka publikuar disa video në Instastory duke treguar trupin e saj me bikini, e cila pranon se ka celulit dhe strija, por nuk duket si në fotot e mediave.
Në një story tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve
“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë”.
Bebe Rexha gjithmonë është shprehur se e do trupin e saj. Ndonëse e kritikuar shpesh për peshën e saj, këngëtarja vazhdon ta dëshmojë që nuk ka komplekse.