Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet “të dehur” në dashuri
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u dukën të ishin “të dehur në dashuri” në koncertin e Beyonce-s “Renaissance” të hënën në mbrëmje.
Ylli i realitishow-t “Kardashians” dhe aktori “Call Me by Your Name” mund të shihen në tribunën VIP përballë një morie të famshmish, përfshirë Tom Holland dhe Zendaya, të cilët gjithashtu ishin ulur në seksionin e tyre.
Çifti pa komplekse u pa në momente romantike para motrave të Kylie, Kendall dhe Kim Kardashian, si dhe Hailey dhe Justin Bieber. Ylli i “Dune” dhe Kylie u puthën me passion, ndërsa mbështilleshin me njëri-tjetrin.
Fotot fillestare të Chalamet, 27 vjeç, dhe themeluesit të Kylie Cosmetics, 26 vjeç, treguan se çiftin të qetë me njëri-tjetrin përpara se të vendosnin të anonçojnë romancën e tyre për herë të parë në publik.