Kylie Jenner dhe Travis Scott një hap larg pajtimit

Pak ditë më parë në mediat e huaja u publikua lajmi se çifti Travis Scott dhe Kylie Jenner u ndanë. Vetë Kylie në një postim në rrjete sociale pohoi se ata do të ruanin një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës së tyre.

Megjithatë duket se Travis dhe Kylie janë një hap larg pajtimit. Sipas “E!News” ata po përpiqen të kthehen bashkë pasi kanë nisur të ndjejnë mungesën e njëri-tjetrit.

“Të dy e dinë se është e pashmangshme. Ata vetëm kanë nevojë për hapësirë për të zgjidhur disa nga çështjet e tyre. Ata duan ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë dhe të dy janë shprehur se i ka marrë malli dhe janë akoma të dashuruar me njëri-tjetrin”,-kanë shkruar mediat.

Ata vijojnë të takojnë njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre Stormi, ndërkohë që më herët kanë mohuar se tradhtia ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

SHKARKO APP