Kylie Jenner dhuron 1 milion dollarë për të infektuarit me koronavirus
E gjithë bota i ka kthyer sytë tek koronavirus, që shkaktuar vdekje ne të gjithë botën. Frika na ka pushtuar të gjithëve dhe sensibilizimi ka qenë i lartë.
Njerëzit e pasur kanë dhuruar para për të gjetur kurën, per te blerë pajisje mjekësore dhe për të rregulluar spitalet. Një gjest të tillë ka bërë edhe Kylie Jenner, e cila njihet për bamirësitë që bën.
22-vjeçarja mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.
Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike. Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.
Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.