Kylie Jenner gati të bëhet nuse
Kylie Jenner po përgatitet për 22-vjetorin e lindjes në jahtin 250 milion dollarësh në bregun italian. Por duket se do jetë festë më e madhe se kaq.
Disa fotografi të siguruara nga Dailymail tregojnë sipërmarrësen duke hipur në një avion privat në Los Anxhelos. Pjesëtarët e stafit duket se mbajnë një fustan të bardhë, të cilin mendohet se Kylie do ta veshë në dasmë.
Ditëlindja e Kylie është me 10 gusht por nuk dihet ende se kur do e realizojë martesën. Në këtë udhëtim, e kanë shoqëruar vajza Stormi, partneri Travis Scott, nëna Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie. Motrat e Kylie nuk dihet nëse do jenë pjesë e festimeve.