Kylie Jenner jep disa këshilla bukurie për vajzën e saj

Shumë prej ndjekësve të hershëm të Kylie Jenner ende e kanë të vështirë të besojmë se ajo është bërë mama prej 6 muajsh. Kylie i është përkushtuar tërësisht Stormit dhe këtë e shfaq në çdo gjë që bën, ndryshe nga sa na ka mësuar derimë sot.

Së fundmi, në një video për “Vogue Australia” ajo tregon se çfarë është bukuria për të dhe çfarë këshillash do i jepte Stormit.

“Një këshillë bukurie që do i jepja Stormit është thjesht të jetë e shkujdesur dhe të eksperimentojë me pamjen e saj dhe atë që ajo dëshiron të jetë.” – ka thënë Kylie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më e vogla e “Kardashian-Jenner” më tej ka shpjeguar se si për të bukuria e brendshme ka lindur e është ushqyer nga familja dhe se ajo është ndjerë më e sigurt kur ka qenë fëmijë, pa asnjë shqetësim për botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas 10 vitesh, dua thjesht të jem e lumtur, çfarëdo të jem duke bërë!” – ka përfunduar ajo.

Miliarderja e “Kylie Cosmetics” mund të jepte të gjitha këshillat e duhura për buzët apo harkimin e vetullave, por lindja e Stormit e ka ndryshuar tej mase. Siç thotë dhe ajo, të krijonte jetë ishte një ndër eksperiencat më të bukura, që vetëm ata që e kanë provuar mund ta kuptojnë.

Kylie Jenner shares the beauty lessons she wants to teach Stormi | Vogue Australia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?