Kylie Jenner në panik, në prag ndarjeje nga i dashuri i saj Travis Scot?

Ata ende nuk i kemi parë si çift i mirëfilltë ndërsa thuhet se Kylie është shtatzënë me fëmijën e tij. Gjërat mes Travis Scot dhe Kylie Jenner përparuan në një mënyrë të frikshme dhe sot që 20-vjeçarja pritet të lind ata janë në një krizë.

Sipas burimeve të “Hollywoodlife”, thuhet se Kylie ka shumë frikë semos Travis e tradhton. Prej kohësh ai është shkëputur për koncertet që ka nëpër vende të ndryshme, dhe Kylie po i kalon këto ditë vetëm.

Sikur të mos mjaftonte vetmia, ajo thuhet se po përjeton kriza të forta paranoje. Për shkak të këtyre krizave, ajo ka menduar disa herë t’i jap fund lidhjes me të përfolurin si babai i fëmijës së saj.

SHKARKO APP