Kylie Jenner nëna surrogate e fëmijës së Kim?

Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën fëmijën e tyre të tretë këtë javë. Disa fansa janë të bindur se Kylie Jenner ishte nëna  zëvendësuese e motrës së saj .

Teoria vjen pasi Twitter u ndez të premten nga zëra që thonin se ndërda Kylie ishte në punë nxitoi menjëherë për në spital.

Ndërsa Kylie nuk është përgjigjur asnjëherë mbi thashethemet e një shtatzanie të mundshme nga lidhja e saj me Travis Scott, fansat dolën në përfundimin se ajo në fakt ka qënë nëna zëvendësuese për fëmijën e Kim.

Spekulimet filluan në një faqe të fansave në Facebook të quajtur ‘The Breathers Morning’, në të cilën një anëtar i faqes publikoi një pamje të një bisede të dyshuar me një shok që me sa duket punon në spital.

Në imazhin e postuar, i dyshuari i supozuar pretendonte se ylli 20-vjeçar kontrollohej në objektin mjekësor.

Megjithatë TMZ më vonë konfirmoi se raportet ishin një alarm i rremë.

Njëri shkroi: ‘Është e çuditshme që KylieJenner ishte në spital këtë fundjavë dhe fëmija i Kim lindi dje. A mos është Kylie surrogatja?

Një tjetër shtoi: “Unë jam i bindur se KylieJenner ishte zëvendësuesja e Kim dhe Kanye”.

SHKARKO APP