Kylie Jenner tregon si puthja me një djalë ndikoi në vendimin për të mbushur buzët

Kylie Jenner zbuloi se ajo fillimisht bëri mbushje të buzëve, pasi komenti i një djali në lidhje me buzët e saj e bëri të ndihej “e paputhshme”.

Gjatë pjesës së parë të ribashkimit “Keeping Up With the Kardashians”, Jenner u pyet nga Andy Cohen nëse buzët dhe pasiguritë e saj rreth tyre, ndikuan në vendimin e saj për të filluar Kylie Cosmetics.

“Me siguri. Unë mendoj se dashuria ime për kozmetikën filloi me pasigurinë time për buzët e mia,” tha Kylie. Ajo tregoi se filloi të ndihej e pasigurt për madhësinë e buzëve pasi një djalë bëri një koment ndaj saj në adoleshencë.

“Unë kisha buzë vërtet të vogla dhe nuk e mendoja kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para dhe një djalë më tha: ‘O Zot, ti puth aq mirë, por ke buzë kaq të vogla’, ose diçka e tillë…” -tha Jenner, duke shtuar, “Prej atëherë, u ndjeva e paputhshme”.

Ishte pikërisht ky moment kur ajo filloi të ndihej e pasigurt, por njëkohësisht filloi ta dashuronte grimin.

“Pastaj fillova të fiksohesha me makijazhin, sepse i lyeja buzët mbi vijën e tyre dhe kjo thjesht më bëri të ndihem e sigurt në vete”, tha Jenner.
Kjo nuk është hera e parë që Kylie flet për këtë temë. Ajo ka treguar për pasiguritë e buzëve dhe përdorimin e lipfillers edhe në të kaluarën.

SHKARKO APP