Kylie nis rrugën për tu bërë një këngëtare pop
Kylie Jenner thotë se mund të bëhej një këngëtare pop, katër vjet pasi kënga e saj ikonë ”Rise and Shine” u bë virale, teksa ajo la të kuptohet për një sipërmarrje të re në karrierë këtë javë. Kur u pyet nga revista ”British Vouge” nëse ajo shpresonte ndonjëherë të bëhej një yll i muzikës pop si fëmijë, ajo u përgjigj: “Mendoj se po, po. Gjithmonë e kam ditur se nuk kam pasur kurrë një zë fantastik apo diçka kështu. Unë duhet të jem këngëtare. Jo, seriozisht. Ndoshta kur të mbaroj së punuari rrobat, do të futem në studion e regjistrimit”.