Kylie shtatzënë, fansat e kuptuan para se ajo ta tregonte

Askush nuk u çudit që Kylie është në pritje të ëmbël. Të paktën jo fansat e saj. Dyshimet e para nisën pasi Kylie festoi 24-vjetorin më 10 gusht. Ndjekësit vunë re se festimet e ditëlindjes këtë vit ishin më private, ndryshe nga festat e zakonshme Kardashian-Jenner.

Fansat vunë re fotot e çuditshme që u postuan nga festa jo karakteristike e Kylie-t. Ata publikuan foto të dekorimeve, ushqimit dhe madje pikturave që bënë gjatë festës. Prit, si asnjë nuk postoi foto të Kylie-t? Sërish fansat dyshuan dhe aluduan për shtatzëni.

Fansat vunë re se në Instagram, Kylie shfaqej shumë shpesh me thonj french. Po i njëjti manikyr që duket në videon ku ajo zbulon për herë të parë që është shtatzënë. Pra, kjo do të thotë se ka postuar foto të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?