“La La Land” thyen rekordin e Golden Globe Awards
Golden Globe është ceremonia më e rëndësishme e hollivudit dhe një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e botës kinematografike. Kjo ceremoni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Angeles dhe u drejtua nga Jimmy Fallon.
Nuk është për t’u habitur, Hollywood nderohet nga “La La Land” në ceremoninë e parë të madh të sezonit të çmimeve. Kjo ishte një natë historike e vërtetë.
‘Musical-i’, La La Land” ka thyer rekordin e Golden Globe Awards, duke fituar shtatë çmime. Ajo fitoi çdo çmim të nominuar duke përfshirë komedinë ose musicalin më të mirë, skenarin dhe regjinë më të mirë, gjithashtu rezultatin dhe këngën më të mirë.
Me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, La La Land” tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.
Golden Globe shihet si një tregues në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.
Filmi “Moonlinght” u cilësua si drama më e mirë, ndërsa Casey Afflek dhe Isabel Huppert morën çmimet e tjera për aktorët. Afflek u cilësua aktori më i mirë në një film dramë për rolin e tij në “Manchester By The Sea” dhe ylli francez Isabelle Huppert ishte fituesja surprizë e çmimit për aktoren më të mirë në një film dramatik. Performanca e saj në thrillerin “Elle”, që po ashtu u cilësua filmi i huaj më i mirë, bëri që të mbeteshin pas një numër konkurrentësh, përfshirë edhe Natalie Portman, e cila ishte konsideruar si favorite për rolin e Jackie Kennedy në filmin “Jackie”.
Viola Davis u cilësua aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e një gruaje në Pitsburgun e viteve ‘50, në filmin “Fances”, një rol që ajo e ka luajtur fillimisht në Broadway, 6 vjet më parë. Ndërsa në një zgjedhje surprizë, aktori britanik Aaron Taylor u përzgjodh si aktori më i mirë mbështetës për rolin e tij në “Nocturnal Animals”.
“Zootopia” u shpall filmi më i mirë i animuar në ceremoninë e së dielës që u drejtua nga Jimmy Fallon. Monologu i hapjes i komedianit ishte më pak i ekzagjeruar se ai i paraardhësve të tij, por sidoqoftë, nuk u evitua nxjerrja në dritë e vitit të mbushur me ndasi në politikën amerikane. Ai bëri shaka duke thënë se ceremonia e “Golden Globe” ishte një nga të paktat vende të mbetura, ku Amerika vazhdon të respektojë votën popullore, një referencë kjo për Donald Trump, i cili mundi Hillary Clinton në zgjedhje.
Ndërsa filmin “Manchester By The Sea” ai e cilësoi si të vetmen gjë më depresuese se viti 2016. Në ceremoni pati disa referime ndaj Donald Trump, pasi edhe Meryl Streep sulmoi Presidentin e zgjedhur ndërsa merrte çmimin “Cecil B Demille” për kontributin e dhënë në aktrim. Ajo iu referua ngacmimit nga ana e Trump të një reporteri me aftësi të kufizuara, duke thënë se “mosrespekti nxit mosrespekt, dhuna nxit dhunë. Dhe kur të fuqishmit përdorin pozicionet e tyre për t’u tallur me të tjerët, ne humbasim të gjithë”.