Lady, një princeshë rozë (FOTO)

Pavarësisht se Festivali i Filmit i Venecias nuk është i të njëjtës rëndësi me atë të mbajtur në Kanë, sërish moda mbetet po aq spektakolare. Këtë herë, ylli i tapetit të kuq ishte ajo dhe vetëm ajo: Si rrallëherë, Lady Gaga, një princeshë rozë! Si një personazh përrallash, këngëtarja dhe aktorja i habiti të gjithë me fustanin fund e krye rozë nga Valentino Couture. Sikur të mos mjaftonte, diva qëndroi e patundur edhe kur papritur ia plasi shiu.

Në Festivali i Filmit në Venecia, që nisi më 29 gusht dhe do të vazhdojë edhe gjatë javës së parë të shtatorit, Gaga prezanton filmin “A Star is Born”, ku luan në krah të Bradley Cooper, i cili është njëkohësisht regjisor dhe skenarist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabula bazohet në historinë e dashurisë së muzikantit Jackson Maine dhe të dashurës së tij, artistes Ally. Ajo heq dorë nga ëndrrat e saj, derisa një ditë Jackson e vendos në qendër të vëmendjes. Megjithatë marrëdhënia e tyre personale nis edhe shkatërrohet pak e nga pak, ndërkohë që Jackson lufton dita-ditës me demonët e brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarja i është kushtuar seriozisht kinematografisë. Një dekadë më parë ajo prezantoi filmin me metrazh të shkurtër “The Gospel of Mark for Little Children”; në vitin 2011 publikoi dokumentarin “A Very Gaga Thanksgiving”; një vit më vonë ishte pjesë e dokumentarit “Decoding Deepak” kushtuar aktorit indiano-amerikan Deepak Chopra; nuk kaloi një vit dhe sërish u bë pjesë e filmit “Machete Kills” në rolin e La Chameleon; në 2014 tek “Sin City: A drame to Kill For”, ndërsa në 2017 nxori dokumentarin mbi jetën e saj pas famës, fustaneve dhe dritave glamoroze, “Gaga: Fife Foot Two”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?