Lajm i madh për nostalgjikët e Spice Girls

Për të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjikët e “Spice Girls” lajme të mëdha po vijnë. Grupi i famshëm i vajzave ka vendosur që të bëjnë një rikthim spektakolar vitin e ardhshëm. Të pesë anëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi. Ka qenë Mel C, e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e “Spice Grils”, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner. Një burim për The Sun tha: “Ata kanë bisedime sekretë që në verë dhe në fund ranë dakord të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet një album i ri dhe një paraqitje e veçantë në Tv për të festuar “Spice Girls”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?