Lajmet në portale, Meriton Mjekiqi: Unë jam shumë mirë, s’kam pasur asnjë lloj aksidenti

Portalet sot u mbushën me lajmet se Meriton Mjekiqi, u aksidentua dhe se ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pas disa orëve që qarkullonte lajmi, ka ardhur dhe reagimi i parë i artistit dhe gazetarit, i cili i bën thirrje fansave të tij se është mirë me shëndet dhe se po bëhet gati për një projekt të ri.

“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja.

Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë.

Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri.

Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”, u shpreh Meritoni në videomesazhin e tij.

SHKARKO APP