”Lali Eri je me i miri”, Mandi Nishtulla këndon për herë të parë në sheshin ”Skenderbej”
Edhe pse një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor, Mandi Nishtullës nuk e kishte menduar se një ditë do të ngjitej në një skenë gjigande në sheshin “Skënderbej”. Ai shpesh e kishte deklaruar nëpër intervista se nuk e ftonin në koncerte të tilla për shkak të paragjykimeve.
Dje në mbrëmje ai këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej” dhe për këtë nuk harroi të falenderonte njeriun që e ftoi të ishte pjesë e kësaj eksperience. Mandi falenderon kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili theu tabutë dhe e ftoi të performonte në shesh hitin e tij “Sarile”.
“Deri dje, pardje, na kanë thënë se nuk na marrin ne të zinjve. Por e falenderoj shumë Lali Erin sepse ky është (tregon zemrën). Vetëm këtë zgjidheni, ky është jeta ime. Të dua Lali Eri, je më i miri. I Love You”, thotë ai ne video.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.