Lalo nuk zëvendësohet… në kuptimin e parë të fjalës
Pas vdekjes së papritur të kompozitorit Aleksandër Lalo, njëkohësisht edhe kryetar jurie i spektaklit C’est la vie, produksioni ka marrë një vendim.
Xing.al ka mësuar se asnjë nga emrat që kanë qarkulluar deri më tani nuk janë lajm i vërtetë. Përveç puntatës së kësaj të diele kur maestro Lalon do ta kemi sërish të pranishëm pasi spektakli është i regjistruar, javët e tjera e deri në fund, karrigia e tij do të qëndrojë bosh.
Për të treguar se ishte i pazëvendësueshëm, produksioni ka vendosur të mos kërkojë asnjë emër tjetër që të mund të ulej në vend të Lalos. Ose ndoshta asnjë nuk ka pranuar të ulet, edhe pse këtu dyshojmë pak.
Gjithsesi, sido që të jetë e vërteta, karrigia e tij bosh do ta bëjë edhe më të prekshme mungesën e tij, kurse një zëvendësues do ishte parë veçse me sy krahasues. Një gjë mund të tjuhet me siguri, që C’est la vie humbi një dozë të mirë sharmi, por… C’est la vie (kjo është jeta)