Lamtumira e “Mbretëreshës së muzikës soul”

Në Detroit po zhvillohet funerali i legjendës muzikore amerikane, Aretha Franklin, e njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës spirituale, e cila vdiq më 16 gusht në moshën 76-vjeçare.

Miqtë dhe dashamirës kaluan përpara arkivolit të saj prej floriri, të vendosur në Tempullin Greater Grace. Në ceremoninë e lamtumirës marrin pjesë personalitete të njohura muzikore si dhe politike duke përfshirë ish presidentin Bill Clinton dhe këngëtarin Stevie Wonder.

E njohur për hitet si “Respect” and “Think”, në karrierën e saj prej disa dekadash ka fituar 18 herë çmimin prestigjoz amerikan të muzikës Grammy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aretha Louise Franklin lindi më 25 mars 1942 në Memfis. Ajo ishte këngëtare, kompozitore dhe pianiste. Atë e kanë cilësuar gjatë karrierës së saj muzikore si “First Lady of Soul” dhe “Queen of Soul”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?