Larg luksit mbretëror, me çfarë po udhëtojnë Kate dhe William në Pakistan
Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan. Ata do të qëndrojnë aty për disa ditë ku dhe do të njihen me kulturën, politikën, dhe problemet kryesore të vendit.
Për t’ju përshtatur traditave ata kanë zgjedhur të veshin veshje tradicionale. Kate shkëlqeu me një fustan pakistanez, i cili kombinohej shumë mirë edhe me veshjen e Princit William.
Por duket se në këtë vizitë ata kanë vendosur të heqin dorë edhe nga mjetet luksoze të transportit. Ndaj në eventin e parë të rëndësishëm ku kanë marrë pjesë ata kanë udhëtuar me “një makinë” të vogël modeste, tipike për vendasit duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë mediave.