Largimi nga On Records, Mozzik-it i bëjnë gjëmën

Reperi i njohur Mozzik prej kohësh është një prej më të njohurve dhe me hitet e tij ka rrëmbyer zemrat e të rinjve.

Pak pasi u largua nga On Records, reperi lançoi hitin e tij të fundit Madam, e cila u pëlqye shumë nga fansat. Në këngë ai fliste për një histori tradhtie, të cilën e dashura e tij e kishte zbuluar, por e kishte falur.

Kënga ku u shfaq dhe e dashura e Mozzik, Loredana Zefi, pati sukses të menjëhershëm dhe fitoi miliona klikime në Youtube. Mirëpo ditën e sotme Mozzik ka marrë një lajm të keq, të cilin e ka ndarë me fansat në Instagram, shkruan xing.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reperi ka publikuar në Instastoryn e tij një foto ku shohim se hiti i tij i ri “Madam”, ishte fshirë nga Youtube. Në foto lexohet se On Records pa të drejta autoriale, pas largimit të reperit prej tyre, e kishte hequr këngën e tij.
“Marrë ju qoftë”, ka shkruar Mozzik në postim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?