Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara ditët e fundit, ku raportohej se ajo do të largohet nga Top Channel. Në nisje të emisionit këtë pasdite, ashtu sikurse kishte paralajmëruar.

“Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel. Përkon me 20 vitet e mia ne Top Channel, dhe në këtë 20 vjetor, jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh ajo.

Në disa portale online qarkulloi lajmi se sezoni aktual mund të jetë i fundit për Bieta Sulon si moderatore dhe autore e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel. Sipas këtyre burimeve, ajo do të zhvendosej në Radio Televizionin Shqiptar sezonin e ardhshëm televiziv. Të tilla raportime janë hedhur poshtë nga ky reagim i autores dhe moderatores së njohur e cila mbetet nga më profesionistet në median televizive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?