Largoi dy djemtë/Antoneta: U përpoqa të jem e mirë, dola si e keqja e historisë
Rrugëtimi i Antonetës në “Përputhen” përfundoi sot. Pavarësisht takimeve të shumta, emocioneve apo ndjesive që mund të jenë shfaqur episod pas episodi, ajo nuk arriti të “përputhej” me asnjë prej djemve konkurrentë.
Javën e shkuar, ajo refuzoi ftesën e Lulëzimit, e ndërsa këtë javë vendosi të mos i jap një shans Anduelit, sikurse pritej. Antoneta u përpoq t’i shpejgonte atij dhe djemve të tjerë arsyet e vendimit të saj për të mos dalë në takime me ta, por pavarësisht mënyrës së rafinuar që zgjodhi teksa “refuzonte”, duket se ka patur pakënaqësi.
Pak minuta më parë, përmes një Instastory të publikuar në llogarinë e saj, Antoneta thotë se pavarësisht përpjekjeve për t’u sjellë sa më mirë me ta, doli “e keqja e historisë”.
“Kur dhashë vendimin tim në raport me të dy djemtë, respektova faktin që përgjigja negative nuk është ajo më e thjeshta për t’u pranuar. Për këtë arsye isha shumë e përgjithshme në arsyen që dhashë për këtë mospërputhje. Nuk doja të jepja detaje për çfarë nuk shkoi me djemtë se fundja ç’rëndësi do kishte t’i thoja pakënaqësitë e mia. Duke qenë se kjo ishte një lloj ndarjeje me ta, zgjodha të isha më e respektueshme kundrejt tyre. E kjo mesa duket m’u kthye në boomerang. Kot nuk thonë, që kur përpiqesh të jesh e mirë, përfundon duke u kthyer në të “keqen e historisë”. E kështu ndodhi”.
Kush përdori kë? Zemër e thyer? Duket se ikja e saj është shoqëruar me aludime, komente, pakënaqësi dhe kritika që kanë në qendër togfjalëshat më sipër.