Latin Grammy Awards, Rosalia rrëmben katër trofe
Në Las Vegas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve latine Grammy. Këngëtarja spanjolle e popit Rosalia u shpall fituese në katër kategori ndërsa yje të tjerë të muzikës shkëlqyen në skenë me performancat e tyre.
Këngëtarja spanjolle e popit Rosalia triumfoi në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve latine. Albumi i saj “El Mal Querer”, i cili mikson muzikën flamenco me R&B u vlerësua si albumi i vitit, si dhe albumi më i mirë bashkëkohor vokal.
“Të fitosh një Grammy është një nga gjerat më të mira që mund të të ndodhë ndonjëherë,” tha Rosalia duke shpjeguar se I është dashur të punojë për më shumë se një vit për albumin.
Një tjetër çmim më i madh, “Rekord i vitit”, shkoi për Camila Cabello dhe Alejandro Sanz me këngën “Mi Persona Favorita”, e cila gjithashtu fitoi trofeun si kënga më e mirë pop e vitit.
“Kënga e vitit” shkoi për Pedro Capó dhe “Calma”, interpretuar në një duet me Alicia Keys, në ceremoninë që u mbajt në Las Vegas. Remix hit, e vokalistit portorikan Farruko, që ka patur afro 1.7bn shikime në YouTube fitoi çmimin për performancën më të mirë urbane.
Personi i vitit u dha për yllin veteran kolumbian pop-rock Juanes, i cili kishte tre nominime në kategoritë rekord dhe këngë. Ishte bateristi i Metallica, Lars Ulrich, ai që u ngjit në skenë për ti atij dhuruar trofeun e fitores.