Laura Pausini shpërthen keq ndaj Beyonce-s

Kohët e fundit po përflitet mjaft për Koloseun e Romës dhe Beyonce-n në Itali, pasi këngëtarja amerikane ka kërkuar të xhirojë brenda amfiteatrit të famshëm një prej klipeve të saj.

Fillimisht, Beyonce hasi kundërshtimin e Ministrisë së Kulturës italiane, po më pas institucioni dha dritën jeshile. Ndërkohë, opinioni publik italian është i ndarë në dysh, ku një pjesë janë dakord që artistja të xhirojë në Kolose, kurse një pjesë jo.

Grupit “kundër” i është bashkangjitur edhe këngëtarja e famshme, Laura Pausini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pausini është shprehur:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”.

Por, italiania nuk e ka lënë me kaq.

Gjatë koncertit të saj në “Circus Maximus”, teksa po këndonte një prej këngëve të saj, ajo ndryshoi tekstin duke thënë:

“Beyonce ma merr në g*jë, ti ke ventilatorë, kurse unë jo!”.

Nuk e dimë nëse dikush ia ka thënë Laurës, por Beyonce e mori dritën jeshile për në Kolose…

https://www.instagram.com/p/Bli6ZWXnyfL/?taken-by=cosmonothing

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?