Lawrence do të tërhiqet nga filmat dhe do të ndërtojë një fermë
Jennifer Lawrence ka bërë të ditur se planifikon të bëjë një pauzë në karrierën e saj filmike dhe do t’ju përkushtohet dhive. Aktorja, e cila është rritur në një fermë në Louisville të Kentucky, thotë se dëshiron të ketë fermën e saj ku do të ruajë dhi dhe do t’i mjelë ato. Nga viti 2006, Lawrence është shumë e angazhuar nëpër filma dhe është ndër aktoret më të paguara në botë. Në shtatë vitet e fundit, ajo ka xhiruar mesatarisht tre filma në vit. Ndër të tjera, 27-vjeçarja i ka përsëritur rolet e Katniss Everden në filmat “The Hunger Games” dhe të Raven në filmat “X-Men”. Njëherësh, ajo do ta përsërisë sërish rolin e saj në “X-Men: Dark Phoenix” që do të vijë premierë në vitin e ardhshëm. Po ashtu, gjatë vitit 2018, atë do ta shohim edhe në filmin “Red Sparrow”. Përveç fermës së dhive, gjatë pauzës së saj, Lawrence planifikon që t’i përkushtohet edhe luftës kundër korrupsionit së bashku me grupit Represent.