Lë Klanin? Alketa Vejsiu ”i përvishet” lajmeve…
Një foto e shkrepur në “Mediaset” e moderatores së dashur shqiptare, Alketa Vejsiu, i bëri të gjithë të aludojnë se ajo ka lënë televizionin ”Klan” drejt një suksesi më të madh.
Në fakt ishte regjizorja, Vera Grabocka ajo që ngjalli këto spekullime, pasi në instagramin e saj u postua fotoja e Alketës në ambientet e ”Mediaset” aty Vera i uronte suksese.
Në një shkrim të gjatë në rrjetin e saj social, Alketa rrëfen se kjo nuk është e vërtetë dhe në rastin e parë përtej kufijve do ta thotë me shumë krenari që është shqiptare. Alketa vazhdon jetën e saj normalisht në Tiranë, por ashtu siç dhe thotë me një qasje globale që kapërcen kufijtë e vendit tonë.
Statusi i plotë
Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip ” Jam krenare qe jam shqiptare!”… E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja… Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise time te bukur ne cdo kend te botes me te cilin puna apo jeta me kane lidhur! I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam! Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia… Nuk ka asgje me te bukur sesa te besosh tek endrrat dhe te kesh pasione! Perqafime te gjitheve
https://www.instagram.com/p/BbWU42fA-e3/?taken-by=alketavejsiu