Ledjona tregon pse vuri në kurth banorët me vajzën. Egla: Sa keq që këto gra rrisin fëmijët e së ardhmes
Sonte në Prime u diskutua edhe loja e Ledjonës, e cila dëshironte të fuste banorët në kurth duke u shtirur sikur do të largohej nga shtëpia më e famshme si pasojë e mallit për vajzën. Pas një klipi të dhënë ku jepen gjithë detajet e planit të Ledjonës, banorja ka dhënë një shpjegim.
“Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situatat e hallvës do merrej në atë mënyrë.
Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë. Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq. Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën”.
Banorët nuk e kanë pritur aspak mirë planin e Ledjonës, me Eglën që u shpreh: “Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë”.