Ledri në plazh me babain e Dua-s
Nëse shumë të tjerë do gjenin shumë arsye se përse dikujt që ka qenë i lidhur me vajzën tënde s’duhet t’i flasësh me gojë, Dukagjin Lipa, jo.
Babi cool i Dua Lipës jo vetëm që ruan marrëdhënie të mira me Ledri Vulën, ishin e të bijës, jo vetëm e fton në ”Sunny Hill Festival” por bën edhe plazhin me të dhe fort kënaqet, bashkë me të birin.
Dua vazhdon jetën e vet, i ati e i vëllai kanë zbritur në Ulqin dhe ditën e djeshme të plazhit e kanë kaluar me Ledrin në plazh, në kafe, në varkë, shkurt një ditë nga ato që veç me miq të mirë mund të kalohen dhe mesa duket Ledri dhe Dukagjini janë vërtet të tillë.