Ledri Vula: Ishte ndjenjë e mrekullueshme, po mendoj një recital

Këngëtari kosovar, Ledri Vula ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, por edhe profesionale. Ledri është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Këtë fundjavë Ledri ka qenë i ftuar për të performuar në Tiranë, por ai ka zbuluar edhe një dëshirë për të ardhmen në një intervistë për TCH.

“Kam menduar që në të ardhmen të bëj një koncert timin. Më ka rënë rasti që të performoja në koncertin e pavarësisë së Kosovës. Ishte ndjenjë e mrekullueshme. Edhe koncertin tim do të preferoja ta organizoja në këtë mënyrë. Janë emocione të mëdha”, ka thënë ai.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet nëse aktualisht ka të dashur, por ka folur për çmenduritë që kanë bërë disa fanse për të. “Fanset kanë bërë disa çmenduri për mua. Kanë arritur deri aty sa të djegin dorën për të shkruar emrin tim. Pas kësaj, gjë e cila nuk më ka pëlqyer, i kam takuar për të mos e përsëritur më. Fanset e mia janë mjaft të edukuara, e mua më pëlqen t’i takoj”, ka thënë Vula. Ledri rrëfeu se tashmë është në fazën e përgatitjes së projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i lançojë së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?