“Leje gruan se s’të bëri djalë”, rrëfimi tronditës i Baby G brenda BBVIP për paragjykimet familjare!
Një moment i fortë emocional u regjistrua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku Baby G ndau me banorët dhe publikun një rrëfim personal që preku thellë opinionin.
E përlotur, këngëtarja foli për një tragjedi familjare që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e prindërve të saj. Ajo tregoi se vëllai i saj, fëmija i parë i familjes, humbi jetën menjëherë pas lindjes, një dhimbje që, edhe pse ajo nuk e ka njohur kurrë, ka qenë gjithmonë e pranishme në familje. Pas kësaj humbjeje, prindërit e saj u bekuan me tri vajza, por sfidat nuk përfunduan aty.
Baby G zbuloi se familja e saj u përball me presion të fortë shoqëror dhe paragjykime, veçanërisht babai i saj, i cili sipas saj dëgjonte shpesh komente fyese për mungesën e një djali në familje. “Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Leje gruan se nuk po të bën djalë’”, rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi të madhe.
Pavarësisht mentalitetit paragjykues, babai i Baby G qëndroi gjithmonë pranë bashkëshortes dhe vajzave të tij, duke i mbrojtur dhe duke u shprehur krenar për familjen. Rrëfimi i këngëtares u prit me emocione të forta në shtëpi dhe riktheu në vëmendje plagët dhe paragjykimet që ende ekzistojnë në shoqëri.
KOHA JONË SONDAZH

