Lemina “nuk mbahet”, shijon lidhjen me ish të dashurën e Balotelit
Mario Lemina është një ndër personazhet më të përfolur në botën e sportit, jo për bëmat e tij në fushën e blertë, por për ato jashtë fushave. Ish-mesfushori i Juventusit është i lidhur me një nga femrat më “hot”, Fani Neguesha, e cila më parë ka qenë e dashura e Mario Balotelit.
Lidhja e tyre po shkon në mënyrë perfekt, aq sa futbollisti i Sauthemptonit nuk harron që të postojë herë pas here foto me bukuroshen e njohur.
Ata janë një ndër çiftet më të përfolura në botën e internetit, teksa foto flasin vetë për marrëdhënien që ata kanë ndërtuar së bashku. /Koha Jonë/