Leo DiCaprio do të festojë 43 vjetorin, një talent i madh për kinemanë dhe joshjen
Një talent I jashtëzakonshëm për kinemanë dhe shumë joshës. Në 11 nëntor Leonardo DiCaprio do të festojë 43 vjetorin, të cilin mezi po e pret, sipas disa thashethemeve.
Por Divi duket se s’do të ketë shumë kohë për tu zbavitur duke pasur parasysh se ka një vit shumë të ngjeshur përsa i takon punës. Leo, që ka filluar të marrë pjesë në aktrim që në moshën 12 vjeçare, është i impenjuar në një seri projektesh ambicioze.
Ai do të interpretojë dy personazhe të famshëm Leonardo Da Vinci dh Theodore Roosvelt, ky i fundit në filmin shumë të pritur të Martin Scorsese, për mikun e madh, me të cilin do të xhirojë Killers of the flower moon.
Ndër të tjera ai do të jetë edhe në xhirimet e filmit The black hard.
Pas Oscarit për the Revenant (që e fitoi në 2016) karriera e DiCaprio është akoma në rritje.
Përveç rekordeve të arritura në filmimet e xhiruara, rreth 30, mes tyre edhe dokumente për ambientin dhe me metrazh të gjatë, Leo ka një tjetër rekord të nivelit planetar, si joshës femrash.
Të gjitha top modele, të gjitha (pothuajse) bionde. Pjesa më e madhe e tyre (9 gjithsej) janë modele të Victoria’s Secret.