Leo me thumb ndaj Edit: Mos qaj për një femër
Leonardo Gashi ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive” nga Liberta Spahiu. Ai ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur si dhe për ish-konkurrentët. Këngëtari pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduard Kuçin. Leo nuk hezitoi ta kritikonte për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes me Dolcen. “Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në Big për lidhjen që e kam pasur, por sipas tij, ai duhet ta majë veten pak më shumë, mos të qajë aq shumë lot për një femër”.
KOHA JONË SONDAZH

