Leonadro DiCaprio shumë pranë fejesës, kush është vajza fatlume?

Leonadro DiCaprio duket se së shpejti do t’i japë fund jetës së beqarit.

Pas lidhjes tetë mujore me të dashurën e tij 21 vjeçare Camila Morrone, aktori është gati për një hap më serioz në romancën e tyre.

Një burim i afërt me çiftin, ka treguar për revistën US Weekly se ata janë shumë të dashuruar dhe se kanë qëllime serioze për lidhjen e tyre. “Ata kanë folur dhe kanë plane për fejesë” – është shprehur burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse çifti kanë plot 22 vite diferencë mes tyre,  ylli i hollivudit kurrë nuk ka qenë më i dashuruar se tani, ka rrëfyer përsëri burimi. “Madje as me modelen e famshme Gisele Bundchen, me të cilën ishte në lidhje që nga viti 2000 deri në vitin 2005. Gisele dëshironte të martoheshin por Leo nuk ndihej gati, mendonte se ishte shumë i ri atëherë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj duket se aktori është gati dhe që të zgjerojë familjen.

“Ai është gati që të ketë fëmijë. Camila dëshiron po ashtu të ketë fëmijë me Leon, por fillimisht dëshiron të martohen. Ajo është shumë tradicionle në këtë pikë” – ka zbuluar po i njëjti burim.

Ndoshta nuk do të kemi shumë shpejt një dasmë, por çifti është duke shijuar kohën e kaluar së bashku. “Cami dhe Leo duan të argëtohen dhe janë shumë të gjallë pranë njëri tjetrit” – ka përfunduar burimi.

DiCaprio më herët ka qenë në lidhje me Blake Lively, Bar Refaeli, Erin Heatherton dhe Toni Garrn.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?