Leonardo Di Caprio ndihmon në shpëtimin e 24-vjeçarit nga mbytja

Një 24-vjeçar francez, i cili në gjendje të dehur kishte rënë nga jahti i tij në afërsi të St.Martin në Karaibe është shpëtuar nga aktori Leornardo Di Caprio.

Ngjarja ka ndodhur që në datë 30 Dhjetor, por vetëm gjatë këtyre ditëve është raportuar nga mediat e huaja.

Di Caprio ka qenë në një udhëtim me varkë së bashku me partneren dhe miqtë e tij, kur ka ndodhur ngjarja dhe pasi mësoi çfarë i kishte ndodhur të riut, vendosi të ndryshojë drejtimin e udhëtimit të tij.

“Leonardo, me miqtë e tij dhe kapitenin e varkës, vendosën të ndryshojnë drejtimin e rrugëtimit të pushimeve dhe filluan të kërkojnë për të riun me varkën e tyre, edhe pse ata ishin orë larg prej pikës ku u raportua humbja e tij,”-ka shkruar “People”.

Vetëm pas orësh të gjata kërkimesh u bë e mundur gjetja dhe shpëtimi i 24-vjeçarit, të cilit iu dha ndihma e parë.

SHKARKO APP