Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, fotoja e parë së bashku në xhirimet e filmit të ri të Quentin Tarantino

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt janë shfaqur krah për krah njwri-tjetrit në shesh xhirimet e “Once Upon a Time në Hollywood”, filmi i ri, shumë i pritur i drejtuar nga Quentin Tarantino, që do të dalë në kinematë amerikane në 9 gusht 2019.

Në profilin Instagram të aktorit të çmimit Oscar për “Revenant – Redivivo”, ja fotot e para të dy yjeve të kinemasë, që kurrë më parë nuk kishin luajtur së bashku.

Filmi tregon një histori që zhvillohet në Los Angeles në 1969, në kulmin e lëvizjes hippy në Hollywood. Të dy personazhet kryesor janë Rick Dalton (DiCaprio), ish ylli i një serie televizive western dhe Cliff Booth (Brad Pitt).

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy po bëjnë të pamundurën për të hyrë në një Hollywood që nuk e njohin më. Por Rick ka një fqinje shumë të famshme… Sharon Tate’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu kishte thënë Tarantino, duke treguar historinë e punës së tij të nëntë kinematografike. Edhe pjesa tjetër e kastit do të përbëhet nga të tjerë yje, nga Margot Robbie tek Burt Reynolds, Al Pacino dhe Dakota Fanning.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?