Leonora kërkon duet me Adelinën. Çfarë thotë Adelina?

Nuk e sfidon asgjë lajmin bombastik të sherrit mes dy këngëtareve më të njohura në vend, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

Për atë kohë, ky konsiderohej skandali më i madh në estradë, ndonëse edhe atëherë kanë ndodhur gjëra të pa hijshme, por që nuk janë zbuluar e kanë mbetur të fshehura në qoshet ku kanë ndodhur. Vitet ikin, por marrëdhënia e Leonores dhe Adelines mbetet e “ngrirë”.

Raporti i tyre është shoqëruar edhe nga një mori pretendimesh edhe thashethemesh, por asgjë konkrete. Ishte Leonora që ditë më parë shprehu dëshirën, që të kishte një duet me Adelinën. Ide e mirë, interesante, por duket të jetë e pa realizueshme, meqë nuk ka ende asnjë shenjë aprovimi nga kolegia e saj, këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, shkruan Kosovarja.

Asnjë fjalë, asnjë zë. Asgjë! A mund të ndodh?

SHKARKO APP