Letrat e divorcit zbulojnë arsyen e ndarjes së Kimit nga Kanye

Pak ditë më parë Kim Kardashian i dha fund martesës me Kanye West duke firmosur letrat e divorcit, një vendim që erdhi pas disa muajsh të ndarë. Ylli televiziv nuk ka folur ende publikisht për ndarjen, por letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Kim ka cituar në kërkesën për divorc se arsyeja e ndarjes janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit gjithashtu tregohet se Kim kërkon kujdestarinë e katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Një burim për “DailyMail” tha gjithashtu se ndarja mes tyre ka qenë miqësore.

Më shumë për ndarjen pritet që Kim të zbulojë në sezonin e ri të “Keeping up with Kardashian” që do të jetë edhe sezoni final.

SHKARKO APP