Libri më “shpërthyes” i dekadës. Autobiografia nga Princ Harry një ”bombë me sahat”

Libri më “shpërthyes” i dekadës, ka një datë publikimi. Më 10 janar 2023, del në treg autobiografia e shumëpritur e Princit Harry.

Autobiografia është pjesë e një projekti më të madh nga princi dhe Meghan Markle me shtëpinë botuese Penguin Random House. Që kur u larguan nga familja mbretërore, ata kanë filluar të ndërtojnë markën e tyre si manjatë mediatikë. Libri do të përfshijë të gjithë jetën e princit, nga fëmijëria e Harrit nën sytë e paparacëve deri te detyra e tij ushtarake në Afganistan, te martesa me Meghan Markle dhe lindja e dy fëmijëve të tij: Archie, 3 vjeç dhe Lilibet 1 vjeç.

Ekspertët i kanë quajtur kujtimet e Princit Harry “një bombë me sahat”. Autobiografia ka qenë objekt spekulimesh intensive në botën botuese dhe mes fansave të familjes mbretërore. Tabloidët britanikë kanë diskutuar shpesh se sa i sinqertë do të jetë Harry në zbulimin e shkaqeve të ndarjes së tij me familjen dhe sa dëm do të jetë i gatshëm të shkaktojë në vendosjen e monarkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Libri do të botohet në një kohë delikate për kurorën dhe publikun britanik, i cili po përshtatet me Mbretin Charles III dhe në të njëjtën kohë me paqëndrueshmërinë ekonomike dhe politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?