Lidhja lesbike, përfundon romanca mes aktores dhe këngëtares
Aktorja Ruby Rose dhe këngëtarja Jessica Origliasso i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ylli i “Orange Is The New Black” dhe këngëtarja australiane thuhet se janë lidhur në vitin 2016. Por 32-vjeçarja Ruby njoftoi lajmin me anë të një postimi në InstaStory për të dielën e Pashkëve, duke i thënë fansave:
“Jess dhe unë ndamë rrugët tona disa muaj më parë. Kam kaluar 2 vitet e fundit duke mësuar dhe ndarë jetën time me një qenie njerëzore mahnitëse. Një përvojë, për të cilën jam shumë e bekuar.” Ndërsa shton se ndarja është shumë e vështirë ajo thotë se është mirënjohëse për kohën që kanë ndarë bashkë:
“Ne e duam akoma njëra-tjetrën. Unë gjithmonë do ta mbështes dhe do jem avokatja e saj më e madhe”. Ata u lidhën për herë të parë para 10 vitesh, por marrëdhënie e tyre u shoqërua me ndarje afatgjata e afatshkurtra. Pas ndarjes ata u bashkuan në fund të 2016, por mesa duket gjithçka ka mbaruar.




KOHA JONË SONDAZH

