Lidhja në krizë, Tuna po ndahet nga Patrisi?!
Lidhja e tyre nisi befasishëm dhe u konsolidua shpejtë.
Në pak muaj si çifti më i ri i shoubizit shqiptar, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha u bënë edhe prindër, me ardhjen në jetë të Tian.
E duket se po aq shpejt, tek çifti po ka zhvillime të reja që kanë shqetësuar fansat.
Burime të Prive.al, tash e disa ditë bëjnë të ditur se raportet mes Tunës dhe Patrisit nuk janë në pikën më të mirë të mundshme.
Sidoqoftë, çdo gjë ishte në kuadrin e thashethemeve të pakonfirmuara deri në lëvizjet e fundit të Tunës, e cila ka vulosur dyshimet.
Këngëtarja e ka fshirë dhe nuk e ndjek më Patrisin në profilin e saj teksa të njejtën e ka bërë edhe në llogarinë e Tianit, të cilën e mban vetë.
As aty, Patrisi nuk është ‘following’ dhe fotot e djalit tash e disa kohë janë ose vetëm ose me Tunën. Në një prej tyre të postuar së fundmi, Tuna ka prerë Patrisin duke e lënë në fokus vetëm Tianin.
Në ndërkohë, vetë Berisha nuk ka reflektuar sjellje të tillë të çuditshme. Ai vazhdon ta mbajë akoma Tunën në listën e miqve që ndjek, duke lënë të kuptohet se në fakt, e pakënaqura në këtë mesele është këngëtarja.
Ndryshe, paraqitja e fundit e përbashkët e çiftit ka qenë para rreth dy javësh.
Mbetet të shihet me kohën se çfarë realisht është duke ndodhur me çiftin. Të jetë kjo një krizë që do tejkalohet shpejtë? Le të shpresojmë.