Linda Halimi befason me format trupore dhe zbulon cili është sekreti i këtyre rezultateve
Transformimi drastik në peshë i Linda Halimit është bërë objek mediatik prej kohësh dhe së fundmi ajo ka arritur peshën ideale, duke u stërvitur vazhdimisht dhe duke konsumuar ushqime të shëndetshme.
Këngëtarja ka ndarë ne llogarinë e saj në Instagram një foto, e cila i la të gjithë pa fjalë për shkak të rezultateve që ka arritur me trupin e saj.
“Jam shumë më e rëndë në pesha së fundmi, gjithashtu kam nisur të shtoj në dietën time pak mish gjel deti (nuk kam ngrënë mish për një dekadë) qëllimi im ka qenë që të shtoj pak peshë dhe masë muskulare dhe besoj se ja kam arritur, apo jo? Më duket sikur po më pëlcasin të pasmet”, ka shkruar Halimi përkrah fotos.