Lindon Berisha zbulon të vërtetën e “fejesës”

Lindon Berisha është bërë i njohur për publikun shqiptar me disa projekte muzikore, të cilat kanë qënë gjithashtu pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak muaj nga publikimi i këngës së tij, Lindon ka nxjerrë menjëherë projektin e tij më të ri, të titulluar “Merri Krejt”.

Falë sugjerimeve të shumta, këngëtari, i cili është djali i artistit Agron Berisha, është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

I kontaktuar nga Top Awards në lidhje më të qënurit një ndër hyrjet më të reja të listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, Lindon ka zbuluar detajet e projektit “Merri Krejt”. Ndër të tjera Lindoni është pyetur edhe për thashethemin që pushtoi mediat online.

Top Awards: Thashethemi më i çuditshëm që keni dëgjuar për Lindonin?

Lindon Berisha: Thashethemi më i çuditshëm dhe më i përfolur së fundmi ka qënë ai me fejesën, por që asnjëherë nuk ma gjetën të fejuarën. Me është dashur shumë kohë dhe intervista që ta hedh poshtë por e kotë…(Qesh).

Top Awards: Tani na tregoni të vërtetën, jeni i fejuar?

Lindon Berisha: Jo nuk jam, mënyra se si ka filluar ky lajm ka qënë skandaloze dhe qesharake. Nga disa komente të kota prej miqve të afërt, të cilët komentonin: “Urime fejesa, dëgjova se je fejuar”, dhe kështu ka vijuar shakaja, e cila u shndërrua në një lajm kryesor në media

SHKARKO APP