Lirohet ”shqiptari” që pushtoi skenën e Eurovision-it (VIDEO)
Padyshim që një nga momentet e paharrura të natës finale të Eurovisionit, është ndërhyrja e reperit në skenë gjatë performancës së Britanisë së Madhe.
”Shqiptari”, Dr.A.C, bërtiti në skenë ”ne kërkojmë liri”, mësohet se është liruar me kusht. “Ai është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas incidentit dhe më pas është mbajtur në paraburgim deri të hënën 14 maj kur doli para gjykatës në Lisbonë. Ai është liruar me kusht,”-shkruhet në deklaratën e EBU.
Këngëtarja SuRie po performonte këngën e saj Storm, kur Kostandi vrapoi në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga Lisbona mbrëmjen e së shtunës.

KOHA JONË SONDAZH

