Llogaritë më të ndjekura në Instagram për vitin që lamë pas. Kush janë VIP-at që kryesojnë listën?
Jetojmë në një kohë kur fama dhe popullariteti i dikujt matet nga numri i ndjekësve që ka në Instagram.
Por cilat janë llogaritë e Instagram-it që kanë numrin më të madh të ndjekësve? Top 10-shja ka ndryshuar nga viti i kaluar.
Ndërkohë që llogaria zyrtare e Instagram-it mban edhe këtë vit vendin e parë, vendin e dytë, që vitin e kaluar e mbante Selena Gomez, këtë vit e mban Cristiano Ronaldo, i pasuar nga Ariana Grande dhe The Rock. Këtë vit Selena ka zbritur jo pak pozicione duke kaluar në vendin e 5-të.
Renditja e 10 llogarive më të ndjekura në Instagram për 2019-ën vijon si më poshtë:
Instagram – 325 milionë ndjekës
Cristiano Ronaldo – 196 milionë ndjekës
Ariana Grande – 170 milionë ndjekës
The Rock – 167 milionë ndjekës
Selena Gomez – 164 milionë ndjekës
Kylie Jenner – 156 milionë ndjekës
Kim Kardashian – 155 milionë ndjekës
Leo Messi – 140 milionë ndjekës
Beyonce – 137 milionë ndjekës
Neymar Jr – 130 milionë ndjekës